Revista Symbol është revistë katërmujore për kulturë, e themeluar nga Ag Apolloni në vitin 2013. Deri në vitin 2018 është botuar nga shtëpia botuese Om, ndërsa nga viti 2019 botohet nga shtëpia botuese Bard Books. Në 12 numrat e parë, në këtë revistë janë botuar shkrime të të gjitha zhanreve, kurse nga numri 13 botohen vetëm shkrime shkencore. Nga numri 19 ajo del me format dhe dizajn të ri, ndërsa nga numri 22 botohen vetëm në gjuhën angleze.
Ekskluzivisht për revistën Symbol kanë dhënë intervista Linda Hutcheon, Raoul Eshelman, Gottfried Helnwein, Andreas Huyssen, Mieke Bal, D. M. Thomas, Rita Dove, Jonathan Culler, Javier Cercas, Hans Bertens, Peter Singer etj.