Authors

Ag Apolloni (1982) është shkrimtar, studiues dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Ka botuar veprat: Zomb, Ulurima e ujkut, Zazen, Hamleti simbas Horacit, Mesjeta ime, Sandalet e Senekës, Një fije shprese, një fije shkrepëse etj. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë shpërblyer me disa çmime.

Filip Papajani lindi në Elbasan më 1878 dhe vdiq në Pogradec më 1945. Në vitin 1921, Papajani themeloi dhe botoi gazetën e përjavshme Shkumini, me shtojcën për letërsi Shkumini letrar, ku trajtonte tema të iluminimit nacional dhe emancipimit modern. Gjithashtu, shkroi libra me poezi, prozë, drama, ese dhe autobiografi, shumica prej të cilave mbetën në dorëshkrim. Veprat e tij më të njohura janë: Osman – Marija (1913), Moisi Golemi (1928), Bardhushi, letra atdhetare (1930), Fatbardhi (1934) dhe Proka (1936).

Primo Shllaku (1947) është poet, prozator, dramaturg dhe eseist. Është autor i tre vëllimeve poetike: Lule nate (1994), Hana e njelmët e ditës (1995) dhe Edhe fjalët shkojnë në ferr (2005); një vëllimi me tregime, Muzikantët (2017), një monografie, Nji Uliks që s’mbërriti kurrë në Itakë (2006), dhe i një libri me drama, Aktorë pa kujtesë (2019). Gjithashtu, ka përkthyer Shatobrianin, Bodlerin, Kafkën, Sartrin, Todorovin etj.